Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
“MBRETËRESHA E SPADES” – PETAR ILIÇ ÇAJKOVSKI (14.12.2024) December 14 @ 8:00 pm - 11:00 pm MKD800


Mbretëresha e Spades”

Opera në tre akte nga P. I Çajkovski
OPERA SHTETËRORE E VARNËS

Dirigjent: Grigor Palikarov
Regjisore: Vera Nemirova
Skenograf dhe kostumograf: Julijan Tabakov
Koreografe: Ana Pampulova
Dirigjente e korit: Teodora Georgieva

Marrin pjesë:
Hermani: Valerij Georgiev
Liza: Irina Zhekova
Kontesha: Bojka Vasileva
Konti Tomski/ Zlatogo: Plamen Dimitrov
Knez Jelecki: Ivo Jordanov
Çekalinski: Plamen Rajkov
Surin: Evgenij Stanimirov
Çaplicki: Velin Mihajllov
Narumov: Petar Petrov
Udhëheqës: Vlladisllav Vlladimirov
Polina/ Milovzo: Mihaella Berova
Guvernantja: Vjara Zhelezova
Masha: Galina Velikova
Prilepa: Lilija Ilieva

Solistët, orkestri, kori dhe baleti i Operës Shtetërore të Varnës

 

Në analizën e saj të veprës Vera Nemirova, thekson se, nëse në vitin 2007 ka kërkuar lexim më të realt të “Mbretëreshës së Spades”, tani kërkesat e saj në produksionin e Operës Shtetërore të Varnës, janë padyshim në fushëveprimin e dramës psikologjike.

Ndryshe nga romani i Pushkinit, në të cilin heroi Hermani është paraqitur si i pashpirtë dhe i parashikuar, P.I. Çajkovski e pajisi me mbindjeshmëri të pasur, të rrezikshme për veten dhe shoqërinë.

Person i ndarë, në hamendje ndërmjet dy pasioneve: dashurisë së tij të pamundur për Lizën dhe pasionit të tij për lojërat e fatit.

Deri në momentin kur pasioni për lojën e pushton plotësisht, ai mbart simpatinë e shikuesit. Megjithatë, te ai mbizotëron gjithnjë e më shumë pasioni për lojën dhe fitimin dhe harron qëllimin e tij fillestar: të luftojë për dashurinë e tij.

Në dallim prej tij, Liza e ndjek qëllimin e saj deri në fund, duke i premtuar se do ta lidhë jetën e saj me Hermanin, edhe nëse ai është kriminel. Me çmimin e humbjes së vetvetes, ajo shkon te ai me gjithë qenien e saj. Këtu ndryshojnë rrugët e tyre dhe meridiani që i lidh dhe i ndan është fati i konteshës së vjetër.

E mëparshmja, “Venera e Moskës”, lojtare e famshme sociale dhe e pasionuar, te Hermani e sheh engjëllin e saj të vdekjes dhe ai e sheh atë si hologram. Balada e Tomskit parashikon që kontesha do të marrë sulm të vdekjes nga kushdo që vjen për të mësuar sekretin e tre letrave fituese, ato janë të lidhura me fatin.

Trekëndëshi i dashurisë së Erosit dhe vdekjes ngatërron Hermanin, Konteshën dhe Lizën dhe çon në një fund fatal për të tre.

Vetë Çajkovski është pjesë e heroit të të gjithëve. Te secili prej heronjve të tij gjenden silueta të karakterit të tij kompleks dhe shumë të vuajtur.

Për shkak të kësaj, “Mbretëresha e Spades” është para së gjithash dramë e fortë psikologjike, dhe së dyti dhe jo më pak e rëndësishme, është tragjedi sociale tronditëse në të cilën një person i varfër dhe i zakonshëm si Hermani, nuk ka vend dhe të drejtë të dashurojë në botën e të pasurve.

Details

Date:
December 14
Time:
8:00 pm - 11:00 pm
Cost:
MKD800
Event Category:
Website:
https://online.operabalet.mk/index.php?id=417