Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
NORMA – VIÇENCO BELINI (21.10.2022) October 21, 2022 @ 8:00 pm - 10:30 pm MKD400

Norma – Viçenco Belini

(21.10.2022, 0ra 20)

 

Dirigjent: Ivan Eminoviq
Regjia: Renato Bonajuto (Itali)
Asistent regjie: Tereza Gargano (Itali)
Skenograf dhe kostumograf: Flavio Arbeti (Itali)
Koautor i kostumeve: Marija Pupuçevska
Kor mjeshtër: Gjurgjica Dashiq
Asistent regjie: Trajko Jordanovski, Lupka Jakimovska
Asistent dirigjenti: Katerina Stojkovska
Asistent kostumograf: Angela Bogeska
Konceret mjeshtër:
Trajneri vokali: Pelagija Çerneva Panajotova
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Jordan Petrushevski
Inspicientë: Lupço Polizo, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sufler: Nevena Georgieva

Marrin pjesë:
Norma: Vesna Gjinovska Ilkova
Polione: Zoran Sotirov
Adalxhiza: Sandra Mitrovska
Orovezo: Vlladimir Sazdovski
Klotilda: Sonja Pendovska Madevska
Flavio: Dejan Stoev
Fëmijët: Vasilij dhe Stefan Dashiq

Marrin pjesë kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Kombëtar

Sinopsis:

AKTI I

Druidët, të prirë nga udhëheqësi i tyre, Orovezo, i luten zotit të tyre, Irminsulit, që ta inspirojë të bijën e Orovezos, Normën, të sinjalizojë kryengritje kundër forcave okupuese romake. Polioni, prokonsulli romak, i tregon bashkëpunëtorit të tij, Flavios, se dashuria e tij ndaj Normës është ftohur, edhe pse ajo i kishte lindur dy fëmijë. Dëshira e tij e re është Adalxhiza, priftëreshë në tempullin Irmunsul. Ai frikësohet nga urrejtja e Normës kur ajo kupton për tradhtinë e tij dhe e përshkruan ëndrrën e tij të tmerrshme për të ardhmen me Adalxhizen. Druidët serish tubohen dhe mezi presin të përballen me armikun e tyre. Norma është e irrituar nga padurimi i tyre, duke u thënë se nuk është koha për hakmarrje. Ajo fshehtas pranon se, edhe pse ka fuqi për ta dënuar Polionen për largimin e tij prej saj, ajo do ta kishte mbrojtur me jetën e tij nëse ai do të kthehej te ajo. Adalxhiza dhe Polioni takohen, por Adalxhiza thotë se ka vendosur të ndahet prej Polionit dhe të kthehet në tempullin e saj. Ajo thotë se në mëngjes do të shkojë në Romë dhe e detyron ta shoqërojë. Norma është e shqetësuar dhe e ndarë midis dashurisë dhe urrejtjes ndaj Polionit dhe fëmijëve të saj. Ajo kupton se ai është ftuar në Romë, por të besuarës së saj, Klotildës, i thotë se nuk është e sigurt se a do ta marrë me vete. Me frikë të madhe, Adalxhiza i pranon Normës se është dashuruar dhe se në këtë mënyrë i ka zhgënjyer betimet e saja të shenjta.

Në fillim, e pavetëdijshme për identitetin e dashnorit të Adalxhizes, Norma e bashkëndjen vuajtjen e saj: rrëfimi që Adalxhize e tregon për rrjedhën e dashurisë së saj, te Norma zgjon kujtime të bukura nga ditët e mëhershme për lidhjen e saj me Polionin. Ajo e fal Adalxhizen dhe e liron nga besëlidhja e shenjtë. Kur Norma kupton se Adalxhiza është ajo të cilën Polioni e dashuron, ajo lëshon mallkimin e saj – por jo ndaj Adalxhizes, por ndaj Polionit. Adalxhize është tejet e shqetësuar me perfiditetin e Polionit dhe, edhe përkundër dhimbjes së saj të madhe, ajo betohet se do ta kthejë Polionin te Norma dhe fëmijët e tyre. Derisa Norma është e ftuar te altari, Adalxhize ia tërheq vërejtjen Polionit, duke i thënë se zëri i Irminsulit po e kurdis vdekjen e tij. Me këtë Polioni sfidohet.

AKTI II

Norma, e thyer shpirtërisht, mendon t’i vrasë fëmijët e saj. Por, për shkak të dashurisë ndaj tyre, ajo ndërron mendjen. Në vend të kësaj, ajo vendos ta dënojë veten për mëkatet e bëra dhe i shkon mendja të bëjë vetëvrasje. Paraprakisht, ajo fëmijët ia beson Adalxhizes, duke i kërkuar që t’i dërgojë në llogorin romak dhe, për shkak të ardhmërisë së fëmijëve, Polionin ta pranojë së burrë të saj. Por, Adalxhiza mundohet ta bindë se akoma ka mundësi për një përfundim të mirë: ajo do të shkojë në kamp dhe do ta bind Polionin të kthehet te Norma. Në fund, Norma lëshon pe dhe e pranon propozimin e Adalxhizes. Druidët mendojnë se koha e tyre do të vijë kur të shkojë Polioni. Orovezo sjell lajme të këqija: prokonsulli i ardhshëm do të jetë më i ashpër se Polioni. Norma mundohet ta bindë veten se Polioni do t’i kthehet, por Klotilda  ka një lajm që i rrëzon të gjitha iluzionet: misioni i Adalxhizes është i pasuksesshëm. Më në fund, Norma e ngre popullin e vet në luftë, duke theksuar se shqiponja e fortë romake do të shkatërrohet. Kërkohet vetëm ai që do të flijohet. Klotilda lajmëron se tempulli është ndotur nga një romak, i cili ishte kapur rob në manastirin e shenjtë të virgjëreshave. Ai është Polioni. Orovezo dhe druidët e cytin Normën që ta shkatërrojë Polionin, por ajo nuk i bindet këtyre thirrjeve. Ajo i thotë se do t’ia kursejë jetën nëse betohet se do të tërhiqet nga Adalxhiza. Por, ai e kundërshton dhe i thotë se është i gatshëm të vdesë. Ajo i thotë jo vetëm se do të vdesë, por edhe të gjithë romakët do të theren e njëkohësisht edhe Adalxhiza, e cila duhet të vdesë në zjarr, sepse nuk e ka respektuar besëlidhjen e shenjtë. Polioni e lut Normën që të ketë mëshirë ndaj Adalxhizes, pavarësisht fatit të tij. Norma i fton druidët dhe paralajmëron një flijim të ri: priftëreshën e cila nuk e ka respektuar besëlidhjen e shenjtë, duke tradhtuar popullin e saj dhe zotat. Ajo u urdhëro priftërinjve që ta përgatisin ritualin e flijimit. Duke e shikuar viktimën e saj, dashuria e Polionit ndaj Normës sërish ndizet. Ajo thotë se do të vdesë bashkë me të dhe kërkon falje. Orovezo distancohet nga e bija e tij, duke e lutur të ketë mëshirë ndaj fëmijëve të saj. Bashkë, Norma dhe Polioni shkojnë të flijohen.

Details

Date:
October 21, 2022
Time:
8:00 pm - 10:30 pm
Cost:
MKD400
Event Category:
Website:
https://www.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=4521