- This event has passed.
Roxhero Leonkavallo
„PALAÇOT“
23.11.2022 – ora 20
Dirigjent: Bisera Çadllovska
Regjisor: Dejan Proshev
Skenograf: Ilina Angelovska
Kostumograf: Nikolla Bulevski
Koreograf: Ollga Pango
Asistent dirigjenti: Katerina Stojkovska
Asistent regjie: Trajko Jordanovski, Lupka Jakimovska
Mjeshtër koncerti: Verica Lambevska
Mjeshtër kori: Jasmina Gjorgjeska
Ndriçimi dizajni:
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Jordan Petrushevski
Inspicientë: Lupço Polizov, Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Sufler: Nevena Georgieva
MARRIN PJESË:
Kanio/ Palaço: Gjorgji Cuckovski
Neda/ Kolumbina: Dëshira Ahmeti – Kërliu
Tonio/ Tadeo: Marjan Jovanoski
Pepe/ Arlekin: Jane Dunimagloski
Silvio: Dragan Ampov
Balet: Endru Kuk (Angli), Agim Baftii dhe Melanija Gocevska
Marrin pjesë edhe kori e orkestra e OBK
PALAÇOT (sinopsis)
Prolog
Para perdes.
Aktori udhëtues, Tonio, i tregon publikut se drama që do të luhet, është e mbushur me ndjenja dhe vuajtje të vërteta të heronjve të saj. Edhe humoristët e zakonshëm gjithashtu kanë një shpirt që tani do ta hapin për publikun…
Akti i parë
Në fshatin italian mbërrin një trupë udhëtuese e përbërë nga shefi Kanio, që është aktori kryesor, gruaja e tij Neda dhe aktorët Tonio dhe Beppo. Fshatarët, duke pritur një festë të mirë, i përshëndesin dhe i ftojnë në një tavernë.
Tonio e refuzon ftesën. Fshatarët qeshin: me siguri ai dëshiron të rrijë vetëm me bukuroshen Neda, ndërsa i shoqi është duke u gostitur. Por, Kanio i ndërpret: ai e do sinqerisht gruan e tij dhe i beson asaj, por në rast tradhtie do të jetë i tmerrshëm në hakmarrjen e tij.
Neda mbetet vetëm. Ajo ka ndjenja të përziera. Në këtë fshat e pret i dashuri i saj, fshatari i ri Silvio. Duke luftuar me parandjenjat e këqija, Neda këndon për zogjtë të lirë që të fluturojnë kudo…
Këndimi i Nedës magjeps Tonion. Ai gjen forcën që më në fund t’ia zbulojë asaj ndjenjat e tij, por bukuroshja krenare tallet me klounin e shëmtuar. Tonio i lutet që të kuptohet seriozisht, por një goditje kamxhiku e kthen atë në realitet. I fyer dhe i hidhëruar, ai zotohet të hakmerret.
Shfaqet Silvio, i cili i lutet Nedës të lërë të shoqin dhe trupën dhe të shkojë me të. Tonio gëzohet fshehurazi. Zemërimi i tij fillon ta realizojë hakmarrjen. . .
Të dashuruarit ndahen butësisht, kur papritur shfaqet Kanio i tërbuar (Tonio arrin t’i tregojë për pabesinë) dhe sulmon Silvion. Ai arrin të ikën dhe Kanio i kthehet Nedës dhe e pyet se kush kush është i dashuri i saj?! Kur ajo refuzon të përgjigjet, Kanio nxjerr thikën…Bepo e ndalon, kurse Tonio përpiqet ta qetësojë: me siguri, i panjohuri do të vijë në shfaqjen e mbrëmjes dhe do të zbulohet. Të gjithë, përveç Kanios, nxitojnë për në shfaqje. Publiku është në pritje! Kanio është i thyer. Gjëja më e tmerrshme është se ai duhet të veshë kostumin e një klouni dhe të argëtojë publikun, duke fshehur dhimbjen e tij: “Qesh kloun në llogari të hallit tënd…”
Akti i dytë
Shfaqja sapo ka filluar. Vizitorët hyjnë, mes tyre edhe Silvio. Neda, duke mbledhur paratë, e paralajmëron për rrezikun. Publiku është i padurueshëm, por ja, më në fund, perdja ngrihet…
Skena është bërë si një dhomë e vogël. Kolombina (Neda) ëndërron Arlekinin, ndërsa burri i saj, Palaço, nuk është në shtëpi. Nga larg dëgjohet serenata e Arelkinit. Hyni shërbëtori Tadeo (Tonio). Kolumbine është vetëm. Ai guxon t’i tregojë për dashurinë e tij…
Arlekini shfaqet në dritare. Ai hedh jashtë admiruesin e Kolumbines, por gjithsesi i beson detyrën e rojës. Të dashuruarit fillojnë me darkën, por shërbëtori i frikësuar, e njofton Palaçon (Kanio) e tërbuar, i cili duke hyrë, e kërkon të dashurin e gruas së tij…
Tërbimi i Palaços më nuk është lojë aktrimi. Fjalët me të cilat Kolombina e përcolli Arlekinin janë pothuajse të njëjta me ato të Nedës kur ndahet me të panjohurin… Kanio, i pushtuar nga xhelozia, i kërkon Nedës t’i tregojë emrin. Neda është ende duke u përpjekur për të shpëtuar shfaqjen dhe përmes lojës tallet me Palaçon. Kanio zotohet të lajë turpin me gjak – publiku duartroket me entuziazëm. Kërkon emrin për herë të fundit, por Neda me krenari hesht. Shikuesit vërejnë se diçka nuk është në rregull – por Neda tashmë është therë me thikë. Silvio vrapon në skenë, duke u përpjekur ta shpëtojë, por edhe ai qëllohet me thikë…Njerëzit janë të tmerruar. Kanio i humbur, duke qarë me dhimbje, hedh thikën duke bërtitur – “Komedia mbaroi”.