

„RIGOLETO“ – Xhuzepe Verdi – PREMIERË
Hapje solemne
Mbrëmjet e 53-ta Operistike të Majit
PREMIERË
Xhuzepe Verdi
„RIGOLETO“
9.5.2025, ora 20:00, Holli i OBN-së
Dirigjent: Xhanluka Martinengi – Itali
Regjisor: Pjer Maestrini – Itali
Regjisor asistent: Trajko Jordanovski, Lupka Jakimovska
Skenograf: Gilermo Nova – Spanja
Kostumografe: Kristina Aceti – Itali
Kostumografe asistente: Angella Bogevska
Mjeshtër koncerti: Kliment Todoroski
Mjeshtre të korit: Jasmina Gjorgjeska, Gjurgjica Dashiq
Koreografe: Sasha Eftimova
Korepetitorë: Elena Sijanovska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Goran Stojanovski
Inscipientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavlevski
Suflere: Nevena Georgieva
Interpretojnë:
Rigoleto: Marko Karia – Itali
Xhilda: Ana Durllovski
Vojvoda i Mantovës: Mario Bag – Korea e Jugut
Sparafuçill: Igor Durllovski
Madalena: Nikolina Janevska
Monterone: Vladimir Sazdovski / Borko Bixhovski
Marullo: Dragan Ampov
Borsa: Jane Dunimaglloski
Dukesha Çeprano: Aleksandra Llazarovska Vasileski
Duka Çeprano: Dime Petrov
Xhovana: Marika Popoviq
Pazhi: Desanka Gligorieviq
Oficeri: Dime Petrov
Kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional
Sinopsis
Në pallatin e Dukës së Mantovës zhvillohet ballo. Duka i vardiset konteshës Çeprano. Xholi i oborrit, Rigoleto tall kontin Çeprano, ndërsa Marullo u tregon të pranishmëve se Rigoleto fshehurazi ka të dashur të re dhe të bukur. Ata planifikojnë ta rrëmbejnë. Në ballo arrin edhe konti Monterone, vajza e të cilit është turpëruar nga Duka. Të gjithë e përqeshin, sidomos Rigoleto. Monterone e mallkon Dukën dhe Rigoleton.
I tronditur nga mallkimi, Rigoleto kthehet në shtëpi, ku para hyrjes takon Sparafuçilen, i cili i ofron shërbimet e tij si vrasës me pagesë.
Në shtëpi, Rigoleto bisedon qetë me vajzën e tij Xhildën dhe urdhëron dadon Xhovanën që të mos lejojë askënd të hyjë në shtëpi. Ai largohet i shqetësuar, ndërkohë që Duka, i maskuar si studenti Gualtier Malde vjen në shtëpi. Ai e korrupton Xhovanën me para që ta lejojë të hyjë dhe i shpall dashurinë Xhildës.
Para shtëpisë mblidhen oborrtarët që synojnë ta rrëmbejnë Xhildën. Me ta është edhe Rigoleto, të cilit i thonë se do të rrëmbejnë konteshën Çeprano që jetonte afër. Me shirit në sy, Rigoleto merr pjesë në rrëmbim duke mbajtur shkallën. Kur gjithçka përfundon, ai me tmerr e kupton se është mashtruar dhe se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së vet. Mallkimi i Monterones ka filluar të bëhet realitet.
Në pallatin e Dukës, oborrtarët mësojnë nga Rigoleto se Xhilda është vajza e tij. I tërbuar, futet me vrull në dhomat e Dukës. Xhilda, e turpëruar, vrapon drejt të atit. Ai betohet se do të hakmerret, ndërsa Xhilda e lut që t’ia falë Dukës.
Në hanin e Sparafuçiles, Rigoleto bën marrëveshje që Duka të vritet. Ai e dërgon Xhildën të maskuar si mashkull, por ajo kthehet me dëshirën për ta parë sërish Dukën. Ajo dëgjon bisedën mes Sparafuçiles dhe motrës së tij, Madalenës, e cila e lut të mos e vrasë Dukën.
Në errësirë, te dera e hanit, Sparafuçile e vret Xhildën, duke dashur në këtë mënyrë t’i arsyetojë të hollat para Rigoletos. Ky kërkon ta shohë trupin që është mbështjellë në një thes. Me tmerr zbulon se është vajza e tij. Në momentet e fundit të jetës, Xhilda e lut që t’ia falë. Rigoleto kujton mallkimin e Monterones.