- This event has passed.
29.11.2024
Xhakomo Puçini “TURANDI”
Salloni i OBN-së, në orën 20:00
Dirigjent: Roberto Xhanolla – Itali
Regjisor, skenograf, kostumograf: Xhankarllo del Monako (Itali)
Koreograf: Sasha Evtimova
Mjeshtër koncerti:
Mjeshtër ndriçimi: Vollfgang von Zubeg (Austri)
Asistent dirigjente : Katerina Stojkovska
Asistent regjisorë: Ljupka Jakimovska, Trajko Jordanovski
Mjeshtër kori: Gjurgica Dashiq, Jasmina Gjorgjeska
Asistent dirigjente: Katerina Stojkovska
Korepetitorë: Elena Siljanoska, Janinka Nevçeva, Andreja Naunov, Jordan Petruvshevski
Ispicientë: Dragan Kostadinoviq, Marko Pavllevski
Sufler: Nevena Georgieva
PERFORMOJNË:
TurandiHan Jing Co – Kinë/Itali
Kallaf: Xhejms Li – Korea e Jugut
Liu: Biljana Josifov
Timuri: Igor Durllovski
Ping: Dragan Ampov
Pang: Jane Dunimaglloski
Pong: Dejan Stoev
Mandarin: Dime Petrov
Alltoum: Marjan Nikollovski
Performojnë kori dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional
Sinopsi
AKTI I
Pekini në kohën e rrëfimeve. Pranë qytetit të ndaluar në një shesh të mbushur me njerëz, një mandarinë lexon urdhrin perandorak: çdo princ që synon të martohet me princeshën Turand, duhet së pari t’u përgjigjet tri gjëegjëzave. Ai që nuk u përgjigjet gjëegjëzave do ta humbasë kokën. Kandidati i fundit, princi i Persisë, do të ekzekutohet atë natë kur hëna të shndritë. Qytetarët, të etur për gjak, u bëjnë thirrje xhelatëve të nxitojnë. Në rrëmujën që pasoi, robëresha e re Liu kërkon ndihmë për zotërinë e saj të moshuar, i cili është shtyrë në tokë. Një djalë i ri brenda në të, njeh të atin Timur të humbur prej kohësh, mbretin e mundur tatar. I moshuari i tregon djalit të tij, princit Kallaf, se vetëm Liu i ka ngelur besnike. Djalit i intereson arsyeja e besnikërisë së saj, a përgjigja e vajzës është: dikur Turma vrumbullon sërish dhe kërkon gjak, por hëna shfaqet dhe befas shndërrohet një heshtje e frikshme. Kandidati fatkeq për dhëndër perandorak, e dërojnë për ta ekzekutuar. Populli i lutet Turandit t’ia falë jetën. Shfaqet princesha
e cila me përbuzje urdhëron vazhdimin e ekzekutimit. Mbi turmën e njerëzve nga larg vjen britma e një njeriu që po vdes. Bukuria e Turandit e pushton plotësisht Kallafin, kështu që ai vendos ta pushtojë atë dhe ajo të bëhet nusja e tij. Kallafi ec drejt gongut që lajmëron ardhjen e një kandidati të ri. Përpjekjet e tre ministrave të Turandit, Ping, Pang dhe Pong, për ta dekurajuar djalin, me lutjet e plotësuara të Timurit, dhe Liut të përlotur. Por gjithçka është e kotë, Kallafi godet gongun fatal dhe e thërret emrin e Turandit.
AKTI II
Ping, Pang dhe Pong vajtojnë sundimin e përgjakshëm të Turandit. Ata luten që dashuria të mbizotërojë në zemrën e saj të ftohtë dhe që paqja të kthehet përsëri në tokë. Por realiteti është i ashpër dhe populli mblidhet për të dëgjuar enigmën që Turandi do t’ia bëjë kandidatit më të ri. Perandori i vjetër Altumi, ulet në fron në pallatin perandorak dhe i kërkon Kallafit të heqë dorë nga qëllimi i tij, por përpjekjet e tij nuk japin rezultat. Futet Turandi dhe e tregon historinë e paraardhësit të saj – princesha Lu Ling e cila pa mëshirë vrau ndonjë princ pushtues. Në shenjë hakmarrjeje, Turandi u kthye kundër të gjithë meshkujve, e vendosur që askush nuk do ta zotëronte kurrë atë. Ajo e parashtron gjëegjëzën e parë: “Çfarë është ajo që lind çdo natë dhe vdes çdo mëngjes?” “Shpresa”, përgjigjet saktë Kallafi. Turandi, e shqetësuar, vazhdon: “Çfarë është ajo që shkëlqen e kuqe, është e zjarrtë si flaka, por përsëri nuk është zjarri?” Pas një mendimi të shkurtër, Kallafi përgjigjet: “Gjaku”. Turandi e tronditur, por e shtron edhe gjëegjëzën e tretë: “Çfarë është ajo që është si akulli, por digjet?”. Pas një momenti tensioni dhe heshtjeje, kallafi thërret triumfalisht: “Turandi!” Populli, i janë mirënjohës qiellit për rezultatin e lumtur. Turandi i lutet çmendurisht babait të saj që të mos e braktisë dhe t’ia japë një të huaji. Kallafi zemërgjerë i ofron Turandit bast të ri. Tani është radha e saj t’i përgjigjet një prej gjëegjëzave të tij. Nëse ajo mund ta zbulojë emrin e tij para se të agojë, atëherë ai do t’i japë asaj jetën e tij.
AKTI III
Në kopshtin e pallatit perandorak, Kallafi mëson për shpalljen e Turandit: askush në Pekin nuk guxon të flerë derisa ajo të mos e mësojë emrin e të huajit, përndryshe kokat do të fluturojnë. Princi e mendon për fatin që e pret, ndërsa Ping, Pang dhe Pong, përpiqen t’i japin ryshfet për të hequr dorë nga basti. Turma e frikësuar me shpata të sprehta i kërcënohen Kallafit në mënyrë që ta mësojnë emrin e tij. Në atë moment, ushtarët tërheqin zvarrë Liun dhe Timurin. Kallafi i tmerruar përpiqet t’i bindë njerëzit se ata nuk e dinë sekretin e tij. Turandi shfaqet dhe e urdhëron Timurin të flasë. Liu në vaj bërtet se është e vetmja që e di identitetin e të huajit. Edhe pse e torturojnë, ajo përsëri qëndron e heshtur. Turandi është e impresionuar nga këmbëngulja e Liut. Ajo pyet Liun për sekretin e saj, për të cilën përgjigja vijon: “Dashuri”. Princesha urdhëron që torturat të vazhdojnë edhe më ashpër, por më pas Liu arrin t’ia heqë thikën Kallafit dhe ajo vetëvritet. Timuri dhe populli, të thyer nga dhimbja, vështrojnë teksa e mbartin trupin e saj. Turandi mbetet të përballet me Kallafin, ndërsa ai më në fund e merr në krahë dhe e detyron ta puthë. I sigurt në fitoren e tij, Kallafi zbulon emrin e tij. Populli përshëndet perandorin kur Turandi i afrohet fronit dhe njofton se emri i të huajit është: Dashuri.