- This event has passed.
Dirigjent: Gianluca Martinenghi (Itali)
Regjisor / Skenograf / Kostumograf: Giancarlo del Monaco (Itali)
Dizajn ndriçimi: Wolfgang von Zoubek (Austri)
Koncert mjeshtër: Verica Lambevska
Ass. Dirigjent: Bisera Çadlovska
Ass. Regjisor: Helene Sacconaghi (Itali), Trajko Jordanovski, Ljupka Jakimovska
Ass. Skenograf / Kostumograf: Agostino Sachi (Itali)
Ass. Korr mjeshtër: Jasmina Gjorgjeska
KASTI:
Turandot: Gabrielle Mоuhlan (Holandë)
Kalaf: Christian Benedict (Lituani)
Liù: Valeria Sepe (Itali)
Timur: Igor Durlovski
Ping: Kristijan Antovski
Pang: Darko Neshovski
Pong: Dejan Stoev
Mandarin: Vladimir Sazdovski
Altoum: Marjan Nikolovski
Princi i Persisë: Darko Neshovski
Roja imperiale: Tihomir Jakimovski
Në shikim të pare një histori e thjeshtë mes të mires dhe të keqes, ligësinë dhe mizorinë që dështojnë të triumfojnë pranë dashurisë, ku Giacomo Puccini, Giuseppe Adami dhe Renato Simoni e kanë emëruar Turandot. Në më shumë se dhjetë vite, publiku maqedonas pa pushim mbush auditorin në çdo shpallje të këtij titulli. Dhe përsëri, opera Turandot këtë here do të shihet përmes prizmit të një vizioni të ri estetik.
Regjisori Giancarlo del Monaco është i biri i tenorit legjendar Mario del Monaco, i cili llogaritet si simbol i dramës në opera. Ai që në jetën e tij ka ndjerë operën si platformën e vetme ekzistenciale, këta ditë në Shkup do të ketë mundësinë që ta shijojë ëndrrën e tij përsëri. Në listën e këtyre ëndërrimtarëve përfshihen edhe skenografi William Orlandi, dizajnuesi i ndriçimit Wolfgang von Zoubek dhe dirigjenti Gianluca Martinenghi.
TURANDOT (1926)
‘Turandot’ kryevepra e fundit operistike e Puçinit ka mbetur e papërfunduar si pasojë e vdekjes së tij. Dy skenat e fundit të aktit të tretë më vonë janë shtuar nga Franco Alfano, bazuar në skicat e kompozitorit. Kur Arturo Toscanini, në prill të vitit 1926 dirigjoi premierën e pare të ‘Turandot’ para një audience të plotë, kishte vendosur që mos t’i dirigjonte pjesët e komponuara nga Alfano. Kur performance kishte arritur në notat e fundit të komponuara nga Puçini, Toscanini ndërpreu orkestrin dhe iu drejtua audiences duke thënë: ‘këtu mbaron opera, sepse ky është momenti kur Maestroja vë poshtë penën e tij’. Megjithatë, në dy performancat e ardhshme, Toscanini ka nxjerrë operën në tërësi, duke përfshirë edhe fundin të komponuar nga Alfano, ku ka hasur në duartrokitje të zhurmshme dhe admirim nga publiku. ‘Turandot’ është përrallë epike me vendngjarje në Kinë, bazuar në dramën e dramaturgut italian të shekullit 18, Carlo Gozzi. I pasqyruar me një material muzikor të ‘pazakontë’ me një përdorim të ndërthurur inovativ mes korrit dhe orkestrit, stili i Puçinit në këtë kryevepër operistike dallohet përmes melodisë së gjërë ekspresive. Orkestri në operë është i madh dhe i larmishëm, i përbërë nga një shumllojshmëri instrumentesh, përfshirë edhe alto saksofon, celesta, bas ksilofon, harpa dhe organo. Në partet, kompozitori trajton dy tema tradicionale kineze, të përpunuara në mënyrë origjinale, duke përfshirë edhe himnin e madh perandorak në aktin e dytë. ‘Turandot’ është e pasur me momente admiruese të melodisë së bukur, e cila veçanërisht spikatet në arien e paharrueshme ‘Nessun Dorma’ me të cilën fillon akti i tretë.