Loading Events

« All Events

  • This event has passed.
“ZONJA E KAMELIEVE” – Xhuzepe Verdi October 22, 2019 @ 8:00 pm - 10:00 pm

“Zonja e kamelieve” është produksion baleti, që u prit mjaftë mirë nga publiku dhe nga ana e kritikës u vlerësua me notë pozitive në premierën e 31 tetorit të vitit 2014. Muzika është e kompozitorit me fame botërore, Xhuzepe Verdi, kurse baza dramaturgjike është marrë nga “Travijata” e tij e popullarizuar. Koreografia është e mysafirt nga Rusia, Vasilij Medvedev, kurse kostumet dhe skenografia e bukur, janë vepra të mysafirit nga Sllovakia, Pavoll Jurash

DirigentIvan Eminoviq
Koreograf: Vasilij Medvedev (Rusi)
Libreto: Jana Temiz
Skenograf, kostumograf dhe ndriçimi: Pavoll Jurash (Sllovaki)
As.i koreografisë: Stanisllav Feço (Çeki)
Mjeshtër koncerti:
Repetitorë: Goran Bozhinov, Lora Tarçugovska dhe Biljana Pasharikovska

Në rolete krysore:
Margarita: Marija Kiçevska Shokarovska
Arman: Boban Kovaçevski
Marrin pjesë solistë, ansambli i baletit dhe orkestra e Baletit dhe Operës Kombëtare.

 

AKTI I

Pamja e parë

Ballo. Zonja dhe zotërinj, në mesin e të cilave dhe zonja që shoqërojnë klientët e tyre, bisedojnë, vallëzojnë. Çiftet largohen dhe kthehen. Armando është një i ri naiv. Margarita tërheq vëmendjen e tij dhe me njëherë, në shikim të parë, ai dashurohet në të. Bën përpjekje të arrijë deri te vajza. Margarita e pranon interesimin e tij. Armondo është i shqetësuar. Mëson se Margarita është e sëmurë. Ai i ndihmon. Pranon se e dashuron. Largohen bashkë nga balloja.

Pamja e dytë

Armando dhe Margarita janë në Paris. Rruga është përplot me kalimtarë. Çiftit të dashuruar i afrohen shitësit e luleve. U ofrojnë lule të ndryshme: trëndafila, jargavanë. Armando blen kamelie. Margarita është e lumtur. Mban një buqete me kamelie, duke e ditur se Armando e dashuron. Ia kthen me emocione të njëjta. Lule kamelie vë në flokë, fustan, në krahun e Armandos. Janë të lumtur… Kameliet bëhen simbol i dashurisë së tyre.

Pamja e tretë

Dhoma e Margaritës. Ajo e përcjell Armandon pasi natën e kanë kaluar bashkë. Është e lumtur, duke e ëndërruar dashurinë e saj. Shërbëtorja i paralajmëron një vizitë. Vjen një nga klientët e mëhershëm, mecenë e saj. I ofron para për dashurinë. Margarita e refuzon. Ajo nuk do më ta shesë dashurinë e saj. Papritur kthehet Armando dhe e përzë klientin. Margarita thotë se e do vetëm atë dhe askënd tjetër. Armando e lut dhe kërkon prej saj që të largohet nga jeta e saj e mëhershme dhe bashkërisht të udhëtojnë në Paris. Të rinj dhe të dashuruar, përplot me shpresa të pafundme dëshirojnë që ta fillojnë një jetë të re.

AKTI II

Pamja e katër

Armanda dhe Margarita janë në fshat. Shërbëtorja ia paralajmëron njerëzit që kanë ardhur për ta marrë borxhin. Armando del për t’i pritur.  

Pamje e pestë

Paraqitet babai i Armandos. Tenton ta bindë Margaritën që të largohet Armando. I ofrin doreza me brilante. Ajo tërbohet dhe e përplas dorezën në dysheme. I keqësohet gjendja shëndetësore. Babai e kupton situatën, se ajo me të vërtetë e do shumë djalin e tij dhe se është e sëmurë. E dëshpëruar, Margarita i premton babait të Armandos se do ta lë të dashurin e saj. I shkruan një letër ndarëse, vë një lule kamelie mbi letër dhe pavarësisht sëmundjes, kthehet në Paris dhe mënyrë së vjetër të të jetuarit. Pasi e sheh letrën, Armando pikëllohet shumë.

Pamja e gjashtë

Në Paris gjithçka është njëjtë. Sërish ballo… Margarita është e rrethuar me simpatizues dhe klientë të saj. Dashuria ka lënë gjurmë të thella, ajo është më ndryshe, e dëshpëruar dhe asgjë nuk e intereson. Vjen Armando. Dëshiron ta harrojë Margaritën dhe nuk prêt se do të takohet me të. Pasi e vëren, i afrohet afër dhe e akuzon se ka qenë me të vetëm për para. Për ta ofenduar i ofron para. Margarita e pikëlluar tejmase largohet nga balloja.

Pamja e shtatë

Dhoma e Margaritës. Ajo është kthyer nga balloja e ofenduar dhe e thyer nga dhembja. Është rëndë e sëmurë. Vuan në vetmi dhe parandjen vdekjen. Shërbëtorja ia përgatit shtratin. Margeritës gjithnjë e më shumë i keqësohet shëndeti. Në agonin e para vdekjes e sheh Armandon – se si kthehet në ditët e lumtura të dashurisë së tyre. Por, këto pamje sakaq zhduken. Margarita është e lodhur, e vetmuar dhe e pafat. E përqafon buqetën me kamelie. Forca e lëshon dhe ajo jep shpirt…

 

 

Details

Date:
October 22, 2019
Time:
8:00 pm - 10:00 pm
Event Category: